Takim i Z. Doshi me banorët e njësisë 2 në Tiranë
Takimi i sotëm u zhvillua me banorët e njësisë 2 në Tiranë ku të pranishëm ishin Kryetari i PSD Z. Tom Doshi që është njëkohësisht kandidat për deputet në qarkun e Tiranës e Shkodrës dhe kandidatja me nr.7 në fletën e votimit për PSD në Tiranë, Uarda Celami. Dhe në këtë zonë banorët konfirmuan me besim të plotë që vota e tyre do të ishte për partinë SocialDemokrate në këto zgjedhje. Ata u shprehën besimplotë se vota për PSD ishte një biletë e sigurt për Shqipërinë drejt BE, për një ekonomi më të fortë dhe shtet të së drejtës.