Gruaja

Gruaja shqiptare sot përballet me problematika që vijojnë nga e shkuara tradicionale nga njëra anë dhe nga probleme të reja që burojnë nga e tashmja e shoqërisë sonë nga ana tjetër. Sfidat e gruas nuk janë vetëm çështje personale, por edhe sociale e ekonomike, që ndikojnë në zhvillimin e vendit.

Misioni ynë:

  • Mundësi të barabarta dhe pagë të barabartë.
  • Fond kombëtar 10 milionë euro për gratë sipërmarrëse.
  • Platformë për raportimin e dhunës “24/7”.
  • Depistim të zgjeruar falas.

Rinia

Pjesa e të rinjve që janë pa punë, pa edukim dhe pa trajnim në vendin tonë është në nivele alarmante, thuajse një në tre të rinj. Edhe kur arrijnë të punësohen, të rinjtë përballen me mungesë të theksuar stabiliteti në karrierë.

Misioni ynë:

  • Mekanizma punësimi për të rinjtë.
  • 10 përqind e vendeve të punës në administratën publike për të rinjtë e sapodiplomuar.
  • Terrene sportive dhe parqe publike në çdo njësi administrative.

Individët në nevojë

Në Shqipëri janë sot thuajse 600 mijë individë në nevojë. Ndihma që marrin nga shteti nuk u mjafton për të plotësuar nevojat e jetesës. Kjo situatë ka ardhur prej dy momenteve – prej një vendimarrjeje të gabuar dhe një vendimarrjeve të munguar.

Misioni ynë:

  • Minimum jetik 220 euro.
  • Ndihmë ekonomike jo më pak se 220 euro për familje.
  • KEMP sipas meritës dhe dinjitetit.
  • 2 bonuese në vit për personat me aftësi me kufizuar.
  • Të burgosurit

    Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve në raport me popullsinë në Europë dhe zë vendin e parë në rajon. Këtij grupi të popullsisë duhet t’i respektohen tërësisht të drejtat njerëzore dhe parashikimet ligjore.

    Misioni ynë:

    • Hapësira të ndara për të paraburgosurit.
    • Programe rehabilitimi në burgje.
    • Programe ndihme për riintegrimin social të ish-të dënuarve.

    Ish-të përndjekurit politikë

    Gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri mbi 20 mijë persona u dënuan me burgime të gjata, internime apo forma të tjera persekutimi. Shoqëria shpeshherë hesht ose i harron vuajtjet e së shkuarës, por harresa thellon padrejtësinë. Historia nuk duhet të fshihet, ajo duhet pranuar, studiuar dhe trajtuar me përgjegjësi.

    Misioni ynë:

    • Ligj për dënimin e krimeve të komunizmit.
    • Muri i Kujtesës në Tiranë dhe shpallja muze e burgjeve të Burrelit dhe Spaçit.
    • Likujdim total i kompensimit financiar për ish-të përndjekurit brenda 4 viteve.
    • Miratim me ligj i “Ditës Kombëtare të Kujtesës”.

    Misioni Vazhdon ...