Pensionet
Aktualisht pensionistët shqiptarë janë në gjendje shumë të vështirë. Pensioni mesatar në vendin tonë është 190 euro. Këto të ardhura nuk mjaftojnë as për të plotësuar nevojat bazë të pensionistëve për ushqime dhe ilaçe.
Misioni ynë:
- Asnjë pension më i ulët se ai mesatar aktual (190 euro).
- Barazim i pensionit të fshatit me atë të qytetit.
- Përjashtim nga tarifat vendore dhe rritje e rimbursimit të energjisë deri në 30 përqind për pensionistët.
Arsimi
Arsimi parauniversitar në vendin tonë ka pësuar rënie të ndjeshme dhe situata nuk është më e mirë as në arsimin e lartë. Universitetet shqiptare, publike dhe private, renditen në vendet e fundit qoftë kur krahasohen me vendet e tjera europiane, qoftë kur krahasohen me vendet e rajonit.
Misioni ynë:
- 5 përqind e PBB-së për arsimin.
- Fuqizim i zërit dhe pozitës së studentëve.
- Shkolla të sigurta.
Shëndetësia
Problemi kryesor i sistemit shëndetësor në vend është buxheti i pamjaftueshëm. Ndër të tjera ne përballemi me fenomenin e largimit të mjekëve drejt vendeve të tjera dhe informalitetin e lartë në këtë sektor, i cili rrit kostot për qytetarët.
Misioni ynë: