Korrupsioni

Korrupsioni në vendin tonë është i përhapur në të gjitha degët e pushtetit qendror dhe lokal. Masat kundër korrupsionit nuk kanë dhënë thuajse fare rezultat në sektorë të tillë si infrastruktura publike, kadastra, të drejtat e pronës, doganat, taksat, administrata publike, arsimi, shëndetësia, prokurimet publike dhe kontratat Partneritet Publik-Privat.

Misioni ynë:

  • Mbështetje e plotë për organet e drejtësisë (SPAK, GJKKO etj).
  • Fund korrupsionit në Kadastër.
  • Amnisti për vepra penale të lehta.

Rendi dhe mbrojtja

Vetëm 13 përqind e shqiptarëve kanë besim të lartë në policinë e shtetit. Korrupsioni brenda radhëve të policisë, nevoja për trajnime të avancuara dhe infrastruktura e dobët janë disa nga problemet më të mprehta që po pengojnë efektivitetin e policisë. Nga ana tjetër, forca mbrojtëse e vendit përballet me një numër sfidash për të bërë anëtare e denjë e aleancës së NATOs.

Misioni ynë:

  • 2.5 përqind e PBB-së për sigurinë publike.
  • Luftë ndaj korrupsionit në polici.
  • Platformë digjitale për raportimin e incidenteve.
  • Pagë të trembëdhjetë për ushtarakët.

Misioni Vazhdon ...