ARSIM

Pikat kryesore të programit të PSD në Arsim.

Ne besojmë se të gjithë fëmijët në të gjithë Shqipërinë duhet të kenë akses në programet e arsimit të fëmijërisë së hershme dhe me cilësi të lartë.

Arsimi është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të një kombi, pasaporta integruese e tij në botën e qytetëruar ndaj kërkohet që ai të jetë sa më i përsosur dhe më i arrirë për të siguruar jo vetëm një të ardhme të mirë e të qëndrueshme të fëmijëve tanë, por dhe një përfaqësim dinjitoz të rinisë shqiptare në botë.

Reduktimi i hendekut mes zonave urbane dhe rurale, përmirësimi i infrastrukturën.

Garantimi i teksteve mësimore të përshtatura për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fleksibilitet të kurrikulësnë përmbushjen e nevojave të ndryshme të tyre.

Mbështetjen e arsimit profesional, si nevojë e sektorit të turizmit për burime njerëzore të kualifikuara.

Garantojmë mësues të aftë, tekste dinjitoze, mjedise normale për çdo nxënës pavarësisht origjinës dhe burimeve ekonomike familjare.

Institucioneve ekzistuese arsimore private duhet t´iu nenshtrohen kontrollove të nevojshme të cilësisë.

Na jepni besimin, t'ju kthejmë shpresën!