Misionari i Politikës Shqipëtare, kryetari i PSD-së, Z. Tom Doshi

Edhe njëherë Z. Tom Doshi tregoj shpirtin e madh dhe bujar duke paguar nga shpenzimet e tij për
operacionin e Z.Pëllumb Ledinaj nga Shkodra i cili deri në ato çaste ishte në momente kritike për jetën.
Z. Doshi shquhet për humanizmat e tij ndër vite ku me qindra herë ka ndihmuar familjet dhe njerëzit në nevojë
në Shqipëri. Siç thotë edhe vetë Z.Doshi “Me shpëtu jet njerzish àsht gjàja e madhe” tregon
qartë për mentalitetin e këtij njeriu të madh. Prandaj të gjithë Shqiptarët pa dallim feje, krahine apo ideje
duhet ta përkrahin këtë “Misionar të politikës Shqiptare” dhe atë çka ai përfaqëson.

Familja e Mëhill Ledinaj nga fshati Grud i Shkodrës ka pritur një mik zemre, zotin Tom Doshi, dhe këtë herë jo si kandidat për deputet i Partisë Socialdemokrate, por si djalin e shtëpisë, sepse kështu është bërë ai tani për të.
Ka qenë afër tyre në momentet më të pashpresa të djalit të kësaj familje, Pëllumbit, prindit të pesë djemve, asnjë shpresë jete nuk do të kishte nëse nuk do të ofrohej ndihma e menjëhershme dhe pa kushte e këtij njeriu, që si thotë i zoti i shtëpisë, erdhi si i bekuar i zotit për ne.
Vetëm dy pas kthimit të tij shëndetplotë nga spitali Hygeia në Tiranë, fjalët e zemrës të babait të tij nuk kanë munguar. “Djalin e pata shumë në gjendje të rëndë, e shpëtoi deputeti Tom Doshi, erdhi me ambulancë në Shkodër, e mori, e trajtoi Hygea, ku investoi edhe 20 mijë euro për djalin tim, dy operime të rënda, 30 ditë në spital, se për mua ke ka vdes, se nuk pata, dhe zoti më solli këtë. Më ka ndimhuar shumë. Do të më falni, se kam emocione, dhe akoma nuk më ka ik ajo vështirësia, se nuk ka dy net që kemi ardhur prej Tirane, por tash jemi mirë, tash na ka ra dielli, me ndihmën e bajraktarit, se kështu i them unë”-thotë babai I Pëllumbit.
“Falë zotit, falë teje, më shpëtove jetën dy ditë kur shkova atje, ka qenë e fundit. Tash faleminderit zotit, falë teje”-thotë Pëllumbi.
“Shumë faleminderit prej teje, ta paçim borxh tërë jetën”-shprehet nëna e Pëllumbit
Shumë banorë të kësaj zone dhe zonave përreth, shprehen ata kanë gjetur përkrahjen e tij, dhe për gjithçka ka dhënë Tom Doshi është mjaftuar kur njerëzve u ka kthyer buzëqeshjen.
Shumë emocione sot për të, kur shesh se ndihma e tij ka shpërbyer për ti kthyer jetën dhe buzëqeshjen familjes Ledinaj.
“Unë s’kam bërë asgjë, si rasti i Pëllumbit janë të shumta, unë kam ardh për të parë si mik, ti jap dhe një mesazh të gjithë politikës shqiptare që secili ka mundësi me bërë mirë për njerëzit në nevojë, me shpëtu jetë njerëzish është gjë e madhe, dhe unë ndihem mirë që jam në shtëpinë tuaj, me thënë të drejtën edhe atë ditë kur më fole në telefon më shkuan lotë”-tha zoti Doshi.
Duke u larguar nga familja Ledinaj, në mendje të mbeten gjatë urimet dhe respekti i tyre për djalin e Shkodrës. Ndaj nuk është rastësi, mikëpritja, dashuria dhe besimi- të thonë ata që gëzon sot kandidati për deputet i Partisë Socialdemokrate në Shkodër, Tom Doshi.