DIPLOMACIA & DIASPORA

Pikat kryesore të programit të PSD në Diplomaci & Diasporë.

Diplomacia e Shqipërisë qëndron mirë e pozicionuar në nivel rajonal meqë është anëtare në institucione të ndryshme ndërkombëtare financiare dhe ekonomike.

Qëllimi ynë është integrimi në mekanizma të tjerë evropianë, me synim final integrimin në BE.

Diplomacia Ekonomike.

Kemi fokus realizimin e një politikë të jashtme aktive për promovimin e interesave ekonomike të vendit në tërheqjen e investimeve të huaja, promovimin e vendit si destinacion turistik dhe promovimin e produkteve dhe të shërbimeve shqiptare.

Krijimi i regjistrit të diasporës shqiptare.

Krijimi i mundësisë për bashkëpunime dhe shkëmbime Social-Ekonomike, Arsimore, Shkencore, Kulturore

Mbështetjen e sipërmarrësve shqiptarë nga Diaspora.

Për të lehtësuar proçesin e investimit të tyre në Shqipëri, me qëllim që ata të sjellin eksperiencën dhe përvojën e biznesit nga bota perëndimore, duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të këtij vendi.

Na jepni besimin, t'ju kthejmë shpresën!