DREJTËSIA & LIGJI

Pikat kryesore të programit të PSD në Drejtësi & Ligj.

Në shtet, nuk ka gjë më të lartë se ligjet e zbatuara ashtu siç duhet, sepse dhe më i dobëti edhe i pasuri, përsa i takon drejtësisë, kanë të drejta të barabarta, dhe më i dobëti kur ka të drejtë, mposht njeriun shumë më të fuqishëm.

Le të bëhet drejtësi edhe n’u sostë bota!

Reformimi iSistemit të Drejtësisë duke eleminuar korrupsionine përhapur, mangësitë profesionale dhe vështirësitë strukturore.

Rikthimin e besimit të qytetarëve mbi zbatimin e ligjit nga gjykatat dhe jo vetëm. Eleminimin e vonesave në shqyrtimine çështjeve gjyqësore. Programe më efikase në mbrojtje të dëshmitarëve dhe të penduar të drejtësisë.

Sigurimi i një pushteti gjyqësor tëpavarurdhe tëpaanshëm, përgjegjëse dhe transparente, efektive dhe efiçente ,nivel bashkëpunimi institucional në të gjitha hallkat e tij.

Mbrojtja e gjyqtarëve nga kërcënimet dhe presionet duke i siguruar kushtet të përshtatshme pune dhe të sigurisë. .Rritja e efiçiencës së shërbimive përmbarimore për të zbatuar vendimet e gjykatës. Përmirësimi i legjislacionit për shoqëritë tregtare apo edhe për ligje të tjera, që lidhen me proçedurat tatimore, si Ligji për TVSH-në, Tatimin mbi të Ardhurat etj, duke eleminuar ndryshimin çdo vit të këtyre ligjeve, i cili krijon konfuzion për biznesin dhe paqëndrueshmëri të politikave fiskale.

Na jepni besimin, t'ju kthejmë shpresën!