MJEDISI

Pikat kryesore të programit të PSD në Mjedis.

Çdo ditë e më shumë jemi dëshmitarë të alarmit mbarëshoqëror të rrezikut të mjedisit. Shqipëria është përfshirë në zhvillime të vrullshmë urbane, gjë qëështë shoqëruar me një faturë jo të vogël në planin mjedisor. Nuk duhet ta shohim natyrën si diçka që na përket por si një borxh që ua kemi marrë fëmijëve tanë.

Natyra, nuk flet, nuk proteston, por hakmerret.

Plotësimin dhe përmisimine legjislacioni mjedisor, për t’ju përgjigjur me efektivitet nevojave për politika bashkëkohore të mbrojtjes mjedisore, zhvillimit të qëndrueshëm dhe proçesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Krijimin e infrastrukturës së domosdoshme që lehtëson zbatimin e këtij kuadri ligjor. Nxitjen e përdorimittë teknologjive të pastra dhe futjen e sistemeve të administrimit mjedisor.

Grumbullimin e ndarë të mbeturinave në materialet si: qelq, plastik, alumin dhe letër/karton dhe riciklimi i tyre. Pakësimi i makinave dhe shtimi i gjelbërimit urban. Rishikimi i normave në ndërtim lidhur me raportet midis sipërfaqes ndërtuese dhe sipërfaqeve të gjelbra në favor të këtyre të fundit.

Ndërtimi i impianteve të trajtimit të ujërave të zeza. Ndërgjegjësimi i publikut lidhur me mirë-menaxhimin e mbetjeve urbane. Përcaktimit të roleve dhe përgjegjësive të aktorëve kryesorë në fushën e mjedisit si organet shtetërore, qendrore dhe vendore, shoqëria civile, biznesi dhe investuesit e ndryshëm etj.

Rrishikimi i lejeve mjedisore për aktivitetet potencialisht ndotëse të ajrit, me qëllim futjen në to të kërkesave specifike për monitorim të shkarkimeve të tyre në ajër dhe raportimin pranë Agjencive Rajonale të Mjedisit. Përmirësimi i cilësisë së shërbimit në transportin publik;. Nxitjen e nismave individuale dhe kolektive për pyllëzimin e tokave të zhveshura e të abandonuara.

Na jepni besimin, t'ju kthejmë shpresën!