SHËNDETËSIA

Pikat kryesore të programit të PSD në Shëndetësi.

Shëndeti është e drejtë e njeriut, ndaj kërkohet nga ne që të ndërmarrim veprime dhe përgjegjësi për të mundësuar qasje në sistemin shëndetësor.

Trajtimi i një sëmundjeje mund të jetë tërësisht jo personal. Kujdesi i një pacienti duhet të jetë plotësisht personal. - Francis W. Peabody.

Rritja e gamës së diagnozave dhe të barnave që rimbursohen nga shteti.

Do të sigurojmë që të gjitha ilaçet e nevojshme të jenë të mbuluara nga shteti. Partia Social Demokrate do te realizoje rishikimin e të gjithë protokolleve mjekesore dhe riberjen e tyre mbi baza bashkëkohore dhe të standarteve europiane.

Të rikthejme besimin tek bluzat e bardha.

Partia SocialDemokrate do të çlirojë mjekët nga një presion i panevojshëm, duke bëre të mundur plotësimin e nenit 96 të Kodit Penal sipas modeleve më të mira europiane, ku do të saktësohet çfarë është neglizhenca dhe gabimi mjeksor. Ne do të bëjmë realitet një kerkese te kahershme të bluzave të bardha dhe do t’ua kthejme atyre besimin e merituar.

Forcimi dhe mbështetja e punonjesve te kujdesit shendetësor.

Pandemia Covid-19 na ka bërë të qartë se punonjësit tanë të kujdesit shëndetësor jane Heronj. Ne do të garantojmë një pagesë dinjitoze për te gjithë punonjësit e shëndetit në të gjithë vendin. Shqipëria ështe vendi me numrin më të vogël të mjekeve në rajon. Rritja e numrit të mjekëve do të jetë prioriteti i Socialdemokratëve.

Investime në shkencë dhe kërkime shëndetësore.

Kërkimi shkencor është në zemër të mjekësise dhe kujdesit shëndetesor. Ne duam që Shqipëria të jetë me aktive në përpjekjet për kërkim dhe zbulim shkencor, për të miren e popullit, ekonomisë dhe konkurencës sonë rajonale/globale. Në do të mbështesim Fonde te rritura dhe të dedikuara për kerkime shëndetësore. Do të rrisim investimet në shëndetësi veçanërisht në Institutin e Shendetit Publik për ta bëre me të sukseshëm në sfidat e së ardhmes.

Na jepni besimin, t'ju kthejmë shpresën!