PSD

Partia Socialdemokrate e Shqipërisë

Kush jemi ne?

Ne besojmë se fatet dhe mirëqëniet tona janë të destinuara të rriten ose të bien së bashku.

Në vitin 2017, PSD fitoi një mandat në parlamentin e Shqipërisë me Z. Tom Doshi si deputet i Qarkut të Shkodrës. Po në 2017-ën kryetar i kësaj partie u bë Z. Tom Doshi duke sjellë një frymë të re politike në këtë parti e cila pas vitit 2017 arriti të ketë një shtim të dukshëm të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj.

Partia Socialdemokrate e Shqiperise (PSDSH) u ligjerua ne 22 Prill 1991.

Zhvilloi Kongresin e I-re te saj ne Janar 1992 ku sanksionoi pozicionin politik, statutin dhe programin e Partise.


Ne zgjedhjet parlamentare te 22 Marsit 1992, ne koalicion me Partine Demokratike dhe Partine Republikane, fiton 5 % te votave dhe krijon grupin e saj parlamentar me 7 deputete duke perfaqesuar ne Qeveri me 1 minister dhe 3 zv/ministra.
Ne zgjedhjet lokale te 26 korrikut ’92 fiton 7% te votave dhe vendos balancen e pushtetit lokal ne favor te koalicionit demokratik te 22 marsit ’92.
Ne Dhjetor ’92 Partia Socialdemokrate u pranua anetare konsultative e Internacionales Socialiste.
Ne Nentor ’94 denoncon koalicionin fiktiv me PD, terhiqet nga Qeveria dhe merr pjese aktive ne rrezimin e projekt kushtetutes autoritariste te Berishes.
Gjate vitit ’95 PSDSH perballet me shfaqjet e neodiktatures dhe denoncon deformimin e reformes social-ekonomike dhe institucioneve demokratike te vendit.


Ne shkurt te 1996 zhvillon Kongresin e II-te saj dhe rizgjedh Kryetar z. Skender GJINUSHI.
Ne kete Kongres percaktohen taktikat dhe strategjia elektorale e PSDSH per zgjedhjet parlamentare te 26 Majit ’96 si dhe domosdoshmeria e ndertimit te institucioneve demokratike te shtetit shqiptar te kompromentuara nga diktatura e Berishes.
Denoncon pucin elektoral te PD ne zgjedhjet parlamentare te 26 majit 1996, terheq kandidatet dhe perfaqesuesit e saj dhe deklaron pavlefshmerine dhe mosnjohjen e ketyre zgjedhjeve.
Ne zgjedhjet lokale te 20 tetorit 1996 se bashku me PAD (Aleanca Demokratike), PSDSH konkuron si subjekt “Poli i Qendres” por rezultatet e votimit jane te kompromentuara nga bojkotimi masiv i zgjedhesve, dominimi dhe manipulimi i PD.
Pas 26 majit 1996, si gjithe opozita, PSDSH perballet me dhunen dhe persekucionin nga pushteti i Berishes ne te gjitha hallkat dhe strukturat e saj..
Ne shtator 1996, PSDSH pranohet anetare me te drejta te plota ne Internacionalen Socialiste, ne te cilen aderonte me te drejte konsultative qe nga viti 1993.


Me falimentimin e firmave piramidale te fajdeve PSDSH eshte nder inicuesit e Forumit per Demokraci dhe lufton per zgjidhjen politike te krizes nepermjet realizimit te zgjedhjeve te parakoheshme me nje qeverisje me spekter te gjere per kunder zgjidhjeve represive e ushtarake te pushtetit te Berishes, te cileve ju rezistoi ne krye te protestave popullore paqesore.
Eshte nder 10 partite qe pas marreveshjes se 9 marsit ’97 formuan Qeverine e Pajtimit Kombetar ne te cilen u perfaqesua me 2 ministra .
Ne maj ’97 vendos koalicionin para dhe pas zgjedhor me Partine Socialiste duke hedhur bazat e nje qeverisje sa me te gjere.
Ne zgjedhjet palamentare te 29 Qershorit ’97 fitoi 6.5 % te vendeve ne parlament ku perfaqesohet me 10 deputete dhe Kryetari i PSDSH z. Skender GJINUSHI eshte zgjedhur ne postin e Kryetarit te Kryesise se Kuvendit Popullor.
Ne qeverine e koalicionit” Aleanca per Shtetin” 1997-2001 PSDSH kishte Ministrin e Jashtem dhe Ministrin e Transportit e te Puneve Publike [deri ne Maj 2000].


Ne zgjedhjet e pergjithshme lokale te Tetorit 2000 PSDSH fitoi 7.5% te votave ne shkalle vendi [afro 100.000 vota, baraz me rreth 9% te Keshilltareve te Bashkive dhe Komunave] si dhe 10 Kryetare te njesive lokale [9 ne Komuna dhe 1 ne Bashki].
Ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te Qershorit 2001 PSDSH fitoi rreth 3,7 % te votave [afro 50.000 vota], ku ne baze te votave dhe te Kushtetutes PSD i takonin 6 deputete, por per shkak te shkeljeve kushtetuese nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Gjykates Kushtetuese PSD i mbeten 4 deputete.
PSD formoi Grupin e saj Parlamentar me 5 deputete. Ne koalicionin e atehershem qeveritar PSD kishte 2 poste ministrore [ ku inkludohej dhe posti i zv/kryeministrit] si dhe ne baze te marreveshjeve, nje post te zv/kryetarit te Kuvendit dhe 2-3 zv/ministra.
Ne politiken dhe veprimtarine e gjithe strukturave te saj nga qendra ne baze, me pjesmarrjen aktive ne qeverisjen qendrore dhe lokale dhe me qendrimet konseguente te grupit parlamentar te saj, PSDSH eshte bashkeautore e spikatur e nje sere arrtijesh te koalicionit “Aleanca per Shtetin”.


Ne to mund te permendim:
– Kapercimin e pasojave te krizes se vitit ’97 dhe rivendosjen se shtetit
– Projektimin dhe miratimin e Kushtetutes se Shqiperise ne nentor ’98 dhe funksionimin e institucioneve kryesore te shtetit demokratik ligjor.
– Inicimin dhe realizimin e nje sere reformash strategjike ne sistemin e drejtesise, te rendit, te privatizimit dhe ekonomise , te bankave dhe financave, etj.
– Menaxhimin e krizes politike te shtatorit ’98 si pasoje e grushtit te deshtuar te shtetit nga opozita destruktive e Berishes dhe segmentet militare te saj.
– Perballimin e krizes komplekse te Kosoves, dhe sigurmin e objektivave me imperative te ceshtjes kombetare lidhur me te.
– Rreshtimin e Shqiperise ne aleancen Euro-Atlantike dhe partnerizimin e saj ne institucionet kryesore politike, financiare dhe ekonomike nderkombetare.
– Perfshirjen ne rritjen e peshes se faktorit shqiptar ne strategjite dhe planet e Paktit te Stabilitetit per Ballkanin.
– Konseguente ne qendrimet e saj per dialog normal dhe konstruktiv me opoziten, PSDSH ka insistuar per zhvillimin e tij brenda institucioneve ligjore dhe rregullave te demokracise.
– Ne perputhje me prirjet e shumices se elektoratit shqiptar dhe si anetare e Internacionales Socialiste, PSDSH ka synuar dhe punuar per afrimin dhe unifikimin e politikave , qendrimeve dhe qeverisjeve te forcave politike te majta ne vend.


Ne zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut 2005 PSDSH fitoi 7 mandate deputetesh ne Kuvendin e Shqiperise, duke u bere nje ze i fuqishem ne mbrojtjen e interesave kombetare perkunder arrogances se pushtetit te Berishes (2005-2009).
Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 dhe 2013, PSDSH nuk arriti te perfaqesohej me te zgjedhur ne Kuvendin e Shqiperise per shkak te ”deformimit” te vullnetit te popullit qe vinte si rrjedhoje e ndryshimit te sistemit elektoral (ne vitin 2008), edhe pse arriti te merrte rreth 40000 vota ne rang kombetar.

Programi 2021

Prioritetet Tona

Së bashku jemi të pathyeshëm!

Ekonomia

Mbrojtja e punëtorëve dhe familjeve, te krijimi i fronteve të reja të punës dhe rritja e pagave për administratën publike.

Shëndetësia

Ulja e çmimit të barnave, ulja e kostove të kujdesit shëndetësor dhe përmirësimi i cilësisë së tij e shumë të tjera.

Arsimi

Garantimi i edukimit universal të fëmijërisë së hershme dhe mbështetja e shkollave me cilësi të lartë në të gjithë Shqipërinë.

Drejtësia & Ligji

Reformimi i sistemit tonë të drejtësisë dhe lufta kundër krimit. Forcimi i të drejtave dhe lirive të njeriut.

Diplomacia & Diaspora

Nga diplomacia ekonomike te krijimi i regjistrit të diasporës shqipëtare dhe promovimi i projekteve.

Mjedisi

Përkushtimi në ruajtjen e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Mbrojtja e natyrës nga shpyllëzimi deri ne investime.

Na jepni besimin, t'ju kthejmë shpresën!

Antarët tanë

Kryesia e Partisë

PSD