Partia Socialdemokrate e Shqipërisë ndez motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Kryetari i kësaj partie, Z. Tom Doshi, hapi fushatën elektorale në kryeqytet me prezantimin e listës së kandidateve të Qarkut Tiranë. Gjatë fjalës së tij, kreu socialdemokrat,TomDoshi, bëri të ditur sloganin e partisë: “Na jepni besimin, t’ju kthjejmë shpresën”. Zoti Doshi theksoi se shqiptarët nuk kanë më shpresë, dhe PSD-ja është e vetmja force që do ‘tju kthejë këtë shpresë, pasi sipas tij, korrupsioni është shqetësimi më i madh!
Unë jam një mbështetesës i Amerikës, tha zoti Doshi në fjalën e tij para kandidatëve për deputetë për qarkun e Tiranës, dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është reforma në drejtësi. “Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament”-tha zoti Doshi.
Me listën e Tiranës, ku janë kandidatë nga fusha të ndryshme dhe me integritet, Zoti Doshi tha se Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do të jetë forcë e tretë politike në këto zgjedhje.